Abu Dhabi: Loriana Kuka vazhdon luftën për të bronztën, e mposht garuesen italiane në gjysmëfinale të repesazhit - NACIONALE

Abu Dhabi: Loriana Kuka vazhdon luftën për të bronztën, e mposht garuesen italiane në gjysmëfinale të repesazhit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Loriana Kuka e ka fituar luftën e parë në repesazh të kategorisë deri në 78 kilogram, aty e ka mposhtur italianen, Giorgia Stangherlin, të t'u kualifikuar në finale të repesazhit.

Kjo luftë zgjati më shumë se çdo tjetër e Kukës deri më tani, duke shkuar deri në Golden Score, ku aty italiania mori tre ndëshkime, për t’ia dhënë xhudistes pejane fitoren me ippon.

Tani në finale të repesazhit, Loriana, do të përballet me francezen Audrey Tcheumeo.

Lajme të ngjashme