Abrashi për deklaratat se qeveria do të bie në vjeshtë: Pak ka rëndësi, fitorja jonë do të jetë e madhe - NACIONALE

Abrashi për deklaratat se qeveria do të bie në vjeshtë: Pak ka rëndësi, fitorja jonë do të jetë e madhe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deklaratat e Krytarit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se Qeveria Kurti mund të rrëzohet në fundin e vjeshtës së këtij viti, ka ngjallur shumë reagime.

Për ketë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se pavarësisht kur mund të bie qeveria, VV-ja do të jetë përsëri fituese e zgjedhjeve.

“Në vjeshtë, në dimër, në shën gjergj apo në 2025. Pak ka rëndësi. E rëndësishme është se humbja e tyre do të jetë e thellë, kurse fitorja jonë e madhe”, ka shkruar deputeti Abrashi.

Lajme të ngjashme