Abrashi i VV-së: Nuk e di a ka anëtar që mendon se mund ta sfidojë Albin Kurtin - NACIONALE

Abrashi i VV-së: Nuk e di a ka anëtar që mendon se mund ta sfidojë Albin Kurtin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se deri më tani nuk ka anëtar që ka sfiduar Albin Kurtin për të parin e partisë.

Abrashi tha në Klan Kosova se gjatë kohës së Kurtit Vetëvendosje ka arritur kulmin, dhe sipas tij, nuk kanë ndërmend ta ndërrojnë.

“Në drejtimin e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka pasë fitoret më spektakolare dhe të paimagjinueshme. Po besoj se është një mendim gjithëpërfshirës i anëtarësisë tonë, dorën e mirë nuk e kemi njet ta ndërrojmë, dhe rrjedhimisht për neve mbetet e padiskutueshme kandidatura e z. Kurtit, për katërvjeçarin e drejtimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e di a ka anëtar që mendon se mund ta sfidojë z. Kurtin, por gjithsesi nuk kanë e parë deri tani të arsyeshme”, ka thënë Abrashi.

Abrashi foli edhe për kandidaturat e disave që janë refuzuar për kryetar të degave të komunave.

“Lëvizja Vetëvendosje përveç shfaqjes së vullnetit për me kandidu, ka edhe procedurat e brendshme, për fat të keq, këtë radhë jo të gjithëve iu është konfirmuar kandidatura, kështu është rregullatura”, tha ai.

Lajme të ngjashme