Abrashi i VV-së në gjykatë për protestën kundër Asocacionit: Thaçi e Mustafa duhet të jenë këtu
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka treguar se gjykata ka vendosur të mbajë shqyrtimin fillestar për aktakuzën për protestën kundër Asociacionit.
Ai ka thënë se “Zajednica” është kontrabanduar nga Isa Mustafa e Hashim Thaçit, të cilët, sipas deputetit të LVV-së, do të duhej të ishin para gjykatës.
“E ritheksoj se Zajednica e kontrabanduar nga Mustafa-Thaçi, e dëshmuar si antikushtetuese, paraqet rrezikun më të madh që i është kanosur Kosovës. Dhe si e tillë është e papranueshme.”, shkroi Abrashi ndër të tjera.
Postimi i plotë: