Abrashi e akuzon prokurorinë për përndjekjë të Qeverisë Kurti: S’ka ndryshu pas fitores më 14 shkrut
Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një pretendim.
Abrashi ka akuzuar se prokuroria po i ndjek ministrat e Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Tutje, deputeti i VV-së ka vlerësuar se prokuroria dhe gjyqësori nuk kanë ndryshuar pas fitores së 14 shkurtit.
“Kur ne të LVV ishim opozitë jashtë sistemit institucional, prokuroria përndiqte aktivistët tanë. Kur hymë në parlament, na i përndiqnin edhe deputetët. E tash që qeverisim na i pëndjekin ministrat! Pyetja themelore për progresin e mëtejmë të Kosovës është jo çka ka ndryshuar, por çka nuk ka ndryshuar pas fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021? Prokuroria e gjyqësori, sigurisht. Dhe, jo vetëm” – ka shkruar ai.