Abott reagon ndaj kërcënimeve ndaj serbëve: Policia e Kosovës ta pasqyrojë diversitetin e Kosovës - NACIONALE

Abott reagon ndaj kërcënimeve ndaj serbëve: Policia e Kosovës ta pasqyrojë diversitetin e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas kërcënimeve ndaj pjesëtarëve joshumicë të Policisë së Kosovës në veri.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Aboot ka dënuar kërcënimet ndaj pjestarëve serbë të Policisë së Kosovës.

Tutje, ai ka thënë se është më rëndësi që Policia e Kosovës ta pasqyrojë diversitetin e Kosovës.

Unë i ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të pasqyrojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan t’i shërbejnë vendit të tyre janë të papranueshme”, ka shkruar Abbott.

Lajme të ngjashme