Abelard Tahiri tregon si iu anulua vizita në Hagë - NACIONALE

Abelard Tahiri tregon si iu anulua vizita në Hagë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se Qendra e Paraburgimit në Hagë ia kishte anuluar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi.

Tahiri për FRONTAL të T7, ka treguar se si ua kanë anuluar takimin atij dhe vëllëzëve t ëish presidentit Thaçi.

Po, e kam pas të konfirmuar vizitën me datën 19, të dielën e kaluar. Sapo kam arritur në Shkup me datën 18, duke bërë checking, kam pranuar një email nga Qendra e Paraburgimit, që vizita e planifikuar bashkë me dy vëllezërit e presidentit është anuluar dhe pa ndonjë arsye.

Kam kërkuar me email nëse ka mundësi të riplainfiikohet të hënën dhe ideja ishte që mund të jetë ndonjë keqplanifikim. Por pas një kohe kemi marrë përgjigje që s’mund të riplainfikoeht vizita”, ka treguar Tahiri.

Sipas tij, një vendim i tillë është shkelje e rregullores

Lajme të ngjashme