Abdullahu tregon se me çka po arsyetohet Qeveria Kurti për mosplotësimin e kërkesave të SBAShK-ut
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka treguar mënyrën që ka zgjedhur të arsyetohet Qeveria Kurti por mos-plotësimin e kërkesve ndaj SBAShK-ut.
Sipas tij, Qeveria nuk po ia plotëson kërkesat SBASHK-ut për shkak se edhe sindikatat e tjera mund të kërkojnë të njejtë gjë.
“Ja krejtve ja hiç askujt. Logjikë “Krejt dhe Drejt”.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shkrimi i tij:
Nëse jau plotësojmë kërkesat mësimdhënësve, mandej trimërohen edhe të tjerët. Kështu po arsyetohen pushtetarët. Nuk ka arsyetim ma idiotesk se ky për mos me ia plotësu kërkesat grevistëve. Kjo logjikë këta qeveritarë po i qon tek përfundimi se, s’ka nevojë kurrë për sindikata, se Qeveria meret me këto punë - Ja krejtve ja hiç askujt. Logjikë “Krejt dhe Drejt”.
