Abdullahu: Nga fjalimi i Kurtit u binda se majtizmi populist në Kosovë është ideologji kolektiviste
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar fjalimin e lideri të LV-së, Albin Kurti, që ky i fundit ka mbajtur me rastin e zyrtarizimit të kandidaturës për kryetar të partisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Abdullahu ka shkruar se nga ky fjalim është bindur se majtizmi populist në Kosovë është ideologji kolektiviste.
“E lexova me vëmednje fjalimin e Kurtit drejtuar bashkëpartiakëve të vet me ç’rast u kandidua si kandidatë i vetëm për Kryetarë të VV-së. Si njohës i mendimit politik rash në përfundim, me bindje të plotë, se MAJTIZMI POPULIST NË KOSOVË ËSHTË IDEOLOGJI KOLEKTIVISTE. Kësaj mynxyre ideologjike i prinë VV-ja dhe Kurti. Aty individi realizohet vetëm përbrenda kolektivit, grupit, jo edhe jashtë tij. Jashtë tij ata konsiderojnë se, individi dhe individualja devalvojnë, davariten, defaktorizohen, prandaj ai duhet të anëtarësohet brenda kolektivit, apo ta përkrah atë shumë dhe pandalshëm që të realizohet. Individualja anashkalohet në emër të qëllimeve madhore kolektive. Çka po të duhen ty 50 euro më shumë kur shteti i Kosovës është në rrezik. Kështu ishte dhe është në të gjitha idelogjitë kolektiviste, më mësonte profesori im, politikologu i njohur George Shqoflin në Londër. Kështu ishin dhe janë komunizmi, nacionalizmi, islami politik. Në epokën e re, kështu po bëhet periudha regrasive populiste që Toni Blayer e quan periudhë e ’post liberal-demokracisë’. Jam krenar që angazhohem kundër kësaj ideologjie kolektiviste e cila në parim është e kundërta e liberal demokracisë, e kundërta e lirisë individuale si shtyllë e demokracisë dhe e kundërta e lirisë. Poshtë populizmi”, ka shkruar Abdullahu.