Abdullahu i PDK-së: Deklaratat e Kurtit për luftë janë formulë e tij që t’i amortizoj pakënaqësitë - NACIONALE

Abdullahu i PDK-së: Deklaratat e Kurtit për luftë janë formulë e tij që t’i amortizoj pakënaqësitë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Kurti rreth mundësisë së një luftë në Kosovë shkaktuar nga Serbia.

Sipas Abdullahut, kjo deklaratë e Kurtit përbën formulën e ‘amortizimit të pakënaqësisë së qytetarëve’, të cilën ai e ka zbuluar së fundmi.

Ai ka thënë se kreu i qeverisë, të njëjtën strategji po e përdor edhe kundër opozitës duke e akuzuar se e njëjta po ndihmon Serbinë me kritikat e saj.

Me këto deklarata, anëtari i PDK-së ka thënë se Kurti po i largon investitorët, komplikon dialogun, zhgënjen diasporën, vonon njohjet, vonon zgjidhjet e problemeve dhe për më keq - storien e Kosovës si storie të suksesit e paraqet me gojë të vetë si storie që nuk po bëhet sukses por po shkon ka dështimi dhe lufta.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme