Abdullahu: Sa më i “çmendur” Trump aq më “racional” Kurti
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar tarifat e administratës Trump për shtetet e botes.
Ai ka bërë me dije se sa më shumë që portretizohet Tramp si i çmendur, aq më racional ju del Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qeveria e re duhet të formohet nga opozita.
“Portretizimi i Presidentit Tramp që ai të përceptohet si një politikan i pa parashikueshëm deri në të rrezikshëm për rendin aktual botëror, ka kohë që po ndodh. Sa ka kontribuar vetë Tramp për këtë portretizim të tij gjthandej është çështje për diskutim. Edhe Kosova nuk po mbetet prapa krejt kësaj. Por ata që e sforcojnë këtë prortretizim ndër ne e që janë qeveritarë e proqeveritarë, në këtë pikturim politik e kanë kuptuar edhe një send, prandaj në këtë garë mbi Trampin janë djallëzisht të zellshëm. Çka kanë kuptuar ? Kanë kuptuar se sa më shumë që portretizohet Tramp si i çmendur, aq më racional ju del Kurti. Ose pak ma ndryshe - sa më shumë portretizohet Trampi si jo racional, aq më të dobishme e racionale dalin mospajtimet dhe refuzimet e politikave të Kurtit ndaj SHBA-së”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Ky portretizim i Trampit si jo racional do të vazhdoj ndër ne, por edhe starkeqet, sidomos nëse Qeveria e re themelohet nga Kurti. Kjo është edhe një arsye më shumë që Qeverinë e re në Kosovë duhet ta formoj opozita me Bedri Hamzën në krye. Një qeveri e tillë nuk do të ketë nevojë sforcimin e portretizimit të Trampit si politikanin me të cilin na qenka e zorshme gati e pamundur të merresh vesh sepse as opozita aktuale, as PDK e Bedri Hamza, nuk kanë nvojë ta kamuflojnë atë që nuk e kanë, mungesën brutale e të rrezikshme të bashkërendimit të parashikueshëm e racional të strategjive e taktikave me SHBA-të”, ka shkruar Abdullahu.