Abdixhiku viziton bizneset: Duam t’i kuptojmë sot mirë, për t’i dhënë nesër vendit ecjen e synuar - NACIONALE

Abdixhiku viziton bizneset: Duam t’i kuptojmë sot mirë, për t’i dhënë nesër vendit ecjen e synuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tash e disa ditë, ka dalur në terren.

Ai po takon qytetarë, struktura të partisë, e biznese të vendit.

Abdixhiku, në njërin prej bizneseve që u ndal sot, tha se iu ankuan për mungesë të “dorës së shtetit" siq t”a ai, si dhe specifikisht për ndaljen e energjisë elektrike, e cila po bën që kualiteti i produkteve të jetë më i dobët.

Tutje Abdixhiku ka thënë se sot LDK është afër bizneseve për t’i kuptuar brengat e mundësitë e tyre, në mënyrë që nesër t’i jap vendit ecjen e synuar.

Statusi i plotë i Abdixhikut:

Ndërmarrësit kosovarë, bizneset familjare, kanë shpirt të jashtëzakonshëm krijues. Një ndër ta është edhe Alban Shabani, themelues i biznesit më të madh përpunues të mjedrave në Kosovë “Joni-Sh”. Atë dhe biznesin e tij në fshatin Ballofc pata rastin ta vizitoj me bashkëpunëtorë. Aty dëgjova për rrugëtimin e tij bukur impresiv. Ndonëse i diplomuar në Shkenca Politike, Albani kishte vendosur të braktisë jetën në Prishtinë e të merrej me përpunim të frutave të imta në fshatin e tij. Fillimi ishte i vështirë – punë e kredi bankare përplot - por sot, shtatë vite me pas, ai punëson 20 gra në përpunim, merr produktet e plot 230 fermerëve familjarë nga rajoni i tij dhe eksporton mbi 2 milionë euro në vit mjedra në Gjermani e Austri. Është një rrjet i tërë i fermerëve, punëtorëve e familjeve që sot përfitojnë nga ky zinxhir.

Albani na foli për të gjitha problemet që ai dhe biznesi i tij kanë sot. Ngarkesat e vonesat burokratike si dhe shpërputhja komunikuese e institucioneve me të dhe 230 fermerët kultivues, janë brenga të përditshme të tij dhe të përpunuesve si ai. Ndërprerjet e furnizimeve me energji elektrike ndërsa, bëjnë shpesh që temperaturat e ftohjes të dëmtojnë rëndë kualitetin e produkteve që ai sot eksporton.

Bizneset kosovare, ndërmarrësit e punëtorët pa dallim kanë nevojë për dorën e shtetit. Ata, në fund të ditës janë vet shteti. Janë gjeneruesit e të hyrave shtetërore e krijues të vendeve të punës për punëtorët. Për LDK-në, çdo rritje e biznesit është rritje e vet shtetit; prandaj sot flasim me ta. Duam t’i kuptojmë sot mirë, mundësitë dhe brengat e tyre pa dallim, për t’i dhënë nesër vendit ecjen e synuar bashkërisht.

Lajme të ngjashme