Abdixhiku uron Xhaferin: Shqiptarët janë jo vetëm faktor stabiliteti në RMV, por dhe prijës të denjë - NACIONALE

Abdixhiku uron Xhaferin: Shqiptarët janë jo vetëm faktor stabiliteti në RMV, por dhe prijës të denjë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferin, për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Abdixhiku ka thënë se kjo gjë duhet të jetë një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë.

Shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri. Talat Xhaferi është i tillë!” – ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Shkrimi i plotë:

Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj z. Talat Xhaferin për arritjen historike në zgjedhjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë, në vazhdimin e kësaj rruge, tashmë të shtruar me plot dinjitet dhe sakrificë. Shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri. Talat Xhaferi është i tillë!

Lajme të ngjashme