Abdixhiku uron 28 Nëntorit: Kujtojmë të shkuarën, nderojmë të rënët dhe punojmë për të ardhmen - NACIONALE

Abdixhiku uron 28 Nëntorit: Kujtojmë të shkuarën, nderojmë të rënët dhe punojmë për të ardhmen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar gjithë shqiptarët për 28 Nëntorit.

Ai ka vlerësuar se në këtë festë kujton me krenari lindjen e një kombi të lirë dhe pavarur.

Sipas tij, Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm.

Gjithë shqiptarëve kudo që janë urime 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit, ditën historike, që u fitua me shumë sakrificë nga patriotët, burrat e gratë, që kishin ideal të përbashkët, aspiratën e kahershme për liri e pavarësi. Në këtë ditë feste, kujtojmë me krenari lindjen e një kombi të lirë dhe pavarur, të ndërtuar mbi idealin dhe vlerat e përbashkëta kombëtare. Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm, i cili vendosi të sfidojë çdo pengesë për të shpallur pavarësinë dhe për të ndërtuar një shoqëri, mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë”, ka vlerësuar Abdixhiku, duke kujtuar sakrificat e shqiptarëve.

Kjo datë, përkon me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut; mban emrin e Ismail Qemailit bashkë me patriotët e tjerë, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Sot, e kujtojmë dhe Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa kontributin e tyre, Kosova dhe Shqipëria nuk do të ishin si sot! Shqipëria si shtet pas tërë këtyre viteve të pavarësisë, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Mesazhi i Ditës së Flamurit është i qartë: Kujtojmë të shkuarën, nderojmë të rënët dhe punojmë për të ardhmen e shqiptarëve kudo që janë”, ka vlerësuar i pari i LDK-së.

Lajme të ngjashme