Abdixhiku themelon “Departament të Shëndetësisë” brenda LDK-së, liston krejt zotimet - NACIONALE

Abdixhiku themelon “Departament të Shëndetësisë” brenda LDK-së, liston krejt zotimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, njoftoi se në kuadër të LDK-së kanë themeluar “Departamentin e Shëndetësisë” me profesionistë t fushës dhe mjekë, ku edhe listoi zotimet e plota në platformën e “Rrugës së Re”; platformë kjo partisë së tij që është shpaluar si ofertë e hershme zgjedhore.

”Sot, konstituam Departamentin e Shëndetësisë, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas Arsimit, Ekonomisë e Mbrojtjes, ky është departamenti i katërt i themeluar tashmë. Do të themelohen gjithsej 21 sosh. Mes profesionistëve të fushës, mjekëve e stafit shëndetësor, diskutuam jo vetëm për gjendjen e rëndë aktuale të shëndetësisë në Kosovë, por dhe për zotimet kryesore të programit tonë politik ‘Rruga e Re’”, shkroi Abdixhiku.

Qendër e re spitalore, me investim plot 250 milionë euro.

Sigurime shëndetësore 3.5% + 3.5%.

Digjitalizim i plotë i shëndetësisë dhe sistem informativ shëndetësor.

Menaxhim ndërkombëtar i spitaleve.

Plot 150 milion euro investime në pajisje të reja.

Koeficient 150 për stafin shëndetësor.

Lajme të ngjashme