Abdixhiku takon Sørensenin: Biseduam për situatën aktuale politike dhe proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Ai ka bërë me dije se me diplomatin evropian ka biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se për Kosovën është i rëndësishëm stabilitetit institucional.
“Sot prita në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Biseduam për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën. Theksova rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik në vend, si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, për besimin e qytetarëve te shteti, për zhvillimin ekonomik, për tërheqjen e investimeve dhe për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës. Në përmbyllje të takimit, shpreha pritjen që Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën, si në proceset e përgjithshme politike, ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të vendit”, ka shkruar Abdixhiku.