Abdixhiku takon shefin e EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark - NACIONALE

Abdixhiku takon shefin e EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim të sotëm, ka takuar kreun e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Takimi trajtoi sundimin e ligjit dhe klimën politike të vendit.

Abdixhiku ritheksoi mbështetjen e LDK-së për rendin dhe ligjin në tërë Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, Abdixhiku theksoi nevojën për reforma në drejtësi dhe theksoi se këto reforma duhet të jenë në përputhje me normat ndërkombëtare, me fokus të veçantë që të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Lajme të ngjashme