Abdixhiku takon mërgatën në Gjermani: T’i kthehemi qëllimit tonë fillestar - NACIONALE

Abdixhiku takon mërgatën në Gjermani: T’i kthehemi qëllimit tonë fillestar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur takim me bashkëatdhetarët dhe veprimtarët e LDK-së në Gjermani.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se iu ka shtruar një ftesë për besëlidhje mërgimtarëve, që t'i kthehen qëllimit të tyre fillestar të organizimit politik.

Kam ardhur këtu për të shtruar ftesën për një besëlidhje. Që të bëhemi të gjithë bashkë, t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik – atë që na mësoj prijësi ynë historik Rugova – e të ringritemi të gjithë për një qëllim të vetëm: t’i japim atdheut tonë të ardhme, ta dërgojmë Kosovën në familjen Evropiane. Ky është misioni ynë historik. Ne duhet të përfundojmë misionin e nisur 33 vite më parë, të një shteti të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se mërgata është shtylla historike për Kosovën.

Kjo mërgatë e jona, është shtyllë historike për Kosovën. Është e pazëvendësueshme, e papërsëritshme dhe e paarritshme. Për këtë duhet të jemi krenar, për këtë duhet të jemi të zëshëm, për këtë duhet të jemi të qartë. Ju faleminderit të gjithëve për kontributin e madh në çdo etapë zhvillimore të Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme