Abdixhiku takon dy familje në Suharekë: Gjeta gatishmërinë dhe entuziazmin e madh qytetar për ndryshimin e madh - NACIONALE

Abdixhiku takon dy familje në Suharekë: Gjeta gatishmërinë dhe entuziazmin e madh qytetar për ndryshimin e madh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka vizituar dy familje në komunën e Suharekës. Nëpërmjet njoftimit në Facebook, kreu i LDK-së tha se gjatë takimeve gjeti “gatishmërinë dhe entuziazmin e madh qytetar për ndryshimin e madh të cilin do ta sjellim në shkurt!”.

Postimi:

Nuk mund të mos mbyllja mbrëmjen në Suharekë, pa vizitë në dy takime me familje - njëra në qytet e tjetra në fshatin Samadraxhë. Në dy takime gjeta gatishmërinë dhe entuziazmin e madh qytetar për ndryshimin e madh të cilin do ta sjellim në shkurt!

I lumtur me momentumin politik të LDK-së që po na shfaqet si në tubime të mëdha në qytete me ‘Turneun e Ndryshimit’, ashtu dhe në takimet programore si ai dje i Prishtinës, e si këto takimet familjare që e rikthejnë LDK-në në një organizim origjinal tek populli - siç kishte nisur, siç do të duhej të mbetej gjithherë!

Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë në këtë vjeshtë të ftohtë në secilën vatër familjare!

Do të trokas në secilën derë për të ringritur të djathtën e Kosovës e për t’i dhënë vendit ndryshimin e domosdoshëm!

Bëhu ndryshimi - është thirrja jonë!

Lajme të ngjashme