Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin mbi krizën institucionale - NACIONALE

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin mbi krizën institucionale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.

I pari i LDK-së ka bërë me dije se me diplomatin gjerman ka biseduar edhe për ngërçin politik.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku mysafirit ia ka prezantuar edhe propozimin e LDK-së për daljen nga kriza.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi krizën institucionale dhe ndikimin e saj në funksionimin e rregullt të institucioneve demokratike. Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Rohde mbi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, si një zgjidhje e përkohshme, por e domosdoshme për të tejkaluar ngërçin aktual dhe për të kthyer funksionalitetin e shtetit”, është thënë në njoftimin e LDK-së, duke dhënë detaje tjera rreth takimit.

“Në këtë kontekst, kryetari Abdixhiku ritheksoi qëndrimin e LDK-së se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme, duke nënvizuar se një situatë e tillë cenon drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve dhe pengon rrjedhën normale të proceseve shtetërore si dhe zhvillimin institucional të vendit. Gjatë këtij takimi kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës, veçanërisht në proceset integruese, forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe u rikonfirmua bashkëpunimi i ndërsjellë në mes të dyja vendeve dhe përkushtimi drejt avancimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të ngjashme