Abdixhiku ‘Shtëpinë e Bardhë’ adresë të parë pas zgjedhjeve, irritohet keq Ramabaja: Pse jo në Mars? - NACIONALE

Abdixhiku ‘Shtëpinë e Bardhë’ adresë të parë pas zgjedhjeve, irritohet keq Ramabaja: Pse jo në Mars?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Irritimin s’e ka mbajtur dot në vete tele-analisti Sadri Ramabaja ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili Shtëpinë e Bardhë e ka adresë të parë për vizitë në eventualitet të ardhjes së tij në krye të shtetit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ramabaja provon të ironizojë: “Udhëtimin e parë, do të mund të thoshte Lumiri se, do ta bënte për Mars, pse jo?”.

Postimi i plotë:

Lumir Abdixhiku: “Udhëtimin e parë zyrtar jashtë shtetit, si kryeministër, do ta bëjë për në Shtëpinë e Bardhë.”

Koment

Dëshirat janë shprehje e vullnetit të mirë dhe si të tilla duhet kuptuar.

Në karrikën e kryeministrit të sjell vetëm vota e lirë e qytetarëve të Republikës.

Udhëtimin e parë, do të mund të thoshte Lumiri se, do ta bënte për Mars, pse jo? Asgjë të keqe nuk ka. Edhe këtë do ta tumirnim si shprehje të një gjakimi të brendshëm, që mund të mos e ketë përmbushur si fëmijë.

Lajme të ngjashme