Abdixhiku: Shpreh solidaritetin e plotë me gazetarin Vehbi Kajtazi që gjeti veten i cenuar në shprehjen e lirë - NACIONALE

Abdixhiku: Shpreh solidaritetin e plotë me gazetarin Vehbi Kajtazi që gjeti veten i cenuar në shprehjen e lirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se partia në pushtet ka dëmtuar rëndë demokracinë e Kosovës.

Ai përmendi rastin e gazetarit Vehbi Kajtazi, për të cilin tha se shpreh solidaritet, ani pse kanë mospajtime të mëdha në çështjet bazike. “Më lejoni, se më iku në fillim, të shprehi solidaritetin e plotë për mikun e juaj, gazetarin Vehbi Kajtazi, me të cilin ndajmë mospajtime të mëdha për çështje bazike, por i cili sot ka gjetur veten të cenuar në shprehjen e lirë. Unë po flasë për një qeveri që cenon mediat”, tha Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës.

Abdixhiku po ashtu përmendi edhe rastin me Klan Kosovës, që qeveria tentoi ta mbyllte. ”Këtë studio ka dashtë me e mbyllë. Klan Kosovën ka dashtë me mbyllë. Bizneset t’i shantazhoj. Partitë shqiptare i ka distancuar, duke thënë që ju jeni me Vuçiqin”, përfundoi i pari i LDK-së.

Lajme të ngjashme