Abdixhiku: Riorganizimi i LDK-së në terren po përcillet edhe me zgjerim organizativ - NACIONALE

Abdixhiku: Riorganizimi i LDK-së në terren po përcillet edhe me zgjerim organizativ

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiki, ka vizituar mbrëmë degën 4-të LDK-së në Kryeqytet, ku ka përuruar edhe hapësirat e reja të kësaj dege.

Ai ka vlerësuar se riorganizimi i LDK-së në terren po përcillet edhe me zgjerim organizativ.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se ndihet krenar me punën e kësaj dege.

“Mbrëmë, në lagjen Arbëria të Prishtinës, mes shumë miqve e kontribuuesve nga orët e para të Lidhjes e deri më sot, përuruam hapësirat e reja të Degës së 4-të në Kryeqytet. Riorganizimi ynë në terren e zgjerimi ynë partiak po përcillet edhe me zgjerim organizativ; prandaj mbrëmë, në këtë degë kishim festë. Hapësirat tona nuk janë vetëm vendtakime statike strukturash, ato para së gjithash janë pikëtakime e pikëpërfundime të ditëve me përplot aktivitet. 🤝 Mbi të gjitha, hapësirat si këto janë dhe ftesa të hapura për qytetarët e Prishtinës me të cilët duam të komunikojmë më afër e më drejtë për pikëpamjet e tyre dhe për ‘Rrugën e Re’”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme