Abdixhiku: Rinisën punimet në Rrugën A, u rrëzua vendimi i gjykatëses familjare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se punimet në “rrugën A”, kanë rinisur.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka rrëzuar vendimin e gjykatëses “familjare”, duke aluduar kështu në motrën e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.
“Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot!
Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë.
Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot.
Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë!