Abdixhiku përkujton Manajn në 24 vjetorin e vrasjes: Ende pa zbardhjen e kryerjes së aktit barbar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi ka përkujtuar intelektualin dhe veprimtarin Shaban Manaj në 24 vjetorin e vrasjes së tij.
LDK shkruan se Manaj ka qenë një personalitet i rrallë që dha kontribut për shtetin e Kosovës deri në çlirm, dhe se punoi pa ndalur krah Presidenti Rugova, duke mbetur në histori për veprimtarinë e tij të paharrueshme ndërgjenerata.
“Edhe pas 24 viteve, dhimbja mbetet e njëjtë për familjen Manaj, Lidhjen Demokratike dhe gjithë bashkëpunëtorët e Shaban Manajt pa zbardhjen e motivit dhe rrethanave të vrasjes së tij, si dhe dënimin e atyre që kryen këtë akt barbar”, shkruan Abdixhiku