Abdixhiku për ambasadorin Minxhozi: Po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi - NACIONALE

Abdixhiku për ambasadorin Minxhozi: Po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Abdixhiku ka thënë se Minxhozi pas 9 viteve shërbim po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi.

Kryetari i LDK-së për nder të shërbimit të Minxhozit, i ka dhurara një Helmetë Ilire.

Shkrimi i tij:

Sot, në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prita në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Qemal Minxhozi.

Pas 9 viteve shërbim, ambasadori Minxhozi po largohet si një personalitet që la shenja të mira bashkëpunimi, si një njeri që përkundër sfidave jo fort të zakonshme politike, mbajti politikën shqiptare në përfaqësim të denjë, të matur e me plot ekselencë. Për këtë dhe shërbimin e dhënë, i dhurova një Helmetë Ilire.

Rrugëtim të mbarë ambasador.

Paç gjithherë kujtime të mira për Kosovën.

Lajme të ngjashme