Abdixhiku nga Peja: Qeveria bëri bash gjithçka për ndalur Gazmend Muhaxherin, por ky s’ndalet, s’ia lanë as shenjë - NACIONALE

Abdixhiku nga Peja: Qeveria bëri bash gjithçka për ndalur Gazmend Muhaxherin, por ky s’ndalet, s’ia lanë as shenjë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku nga një tubim zgjedhor në Pejë ku prezantuan listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, foli edhe për “pengesa e bllokada” nga Qeveria qendrore ndaj Komunës së Pejës – për çka tha se “nuk ia kanë lënë shenjë” Gazmend Muhaxherit.

“Përballë ka pas qeveri qendrore, që ka bërë bash gjithçka për ta ndalur Pejën. Nuk e kanë dashur Pejën. Me çdo shpifje e çdo mjet. Të gjitha këto nuk ja kanë lënë as edhe një shenjë. Kanë tentuar të bllokojnë por nuk ia kanë dalë, sepse Peja nuk dorëzohet”, tha Abdixhiku.

“Është njeriu që nuk premtoi kurrë më shumë se çka bënte, dhe bënte më shumë se çka premtonte. Është kryetari që e ka transformuar Pejën. Dhe bërë emrin e njohur edhe jashtë vendit. Mjafton të ecësh nëpër sheshe e të vizitosh Rugovën, në lagjet e rindërtuara dhe të kuptosh se çka është puna e LDK-së. Sepse puna e tij nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, as për fletushka të mbushura. Puna e tij është vetë çka shihet”, tha Abdixhiku.

Lajme të ngjashme