Abdixhiku: Në vend të fjalëve e reagimeve poetike, qytetarët kërkojnë përgjegjësi e veprim - NACIONALE

Abdixhiku: Në vend të fjalëve e reagimeve poetike, qytetarët kërkojnë përgjegjësi e veprim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në vend të fjalëve e reagimeve poetike, qytetarët kërkojnë përgjegjësi e veprim.

Abdixhiku gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Suharekë, ka thënë se fillimisht duhet të ketë dorëheqje dhe shkarkim për secilin përgjegjës në çdo segment të dështuar të shtetit, dhe pastaj luftimin e dukurisë së dhunës ndaj gruas në rrënjë.

“Në vend të fjalëve e reagimeve poetike, qytetarët kërkojnë përgjegjësi e veprim. Fillimisht dorëheqje dhe shkarkim të secilit përgjegjës në çdo segment të dështuar të shtetit; më pas luftim të dukurisë së dhunës ndaj gruas në rrënjë. Kryeministrit të vendit iu deshën njëzet e katër orë - dhe gjithë presioni publik mbi reagimet skandaloze të tij - për të kuptuar se për çfarë është aty. Njëzet e katër orë për të thirrur në përgjegjësi gjithë zinxhirin përgjegjës. Koha për të reaguar ka kaluar. Tani t’i mbajë përgjegjës secilin, dhe njerëzit e tij”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Lajme të ngjashme