Abdixhiku me rininë në Gjilan: Meritojnë perspektivë, në atdheun e tyre – LDK do t’ua ofrojë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhdiku, u njoftua nga Gjilani në një organizim rinor ku tha se rinisë kosovare LDK-ja do t’i ofrojë perspketivë “në atdheun e tyre”.
“Kjo rini kosovare meriton perspektivë, meriton mundësi; meriton vende pune, jetë të mirë e të ardhme të dinjitetshme në Kosovë - në atdheun e tyre e në shtetin që do ta bëjnë! Këtë do t’ua ofrojmë!”, shkroi Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Sonte në Gjilan, në organizimin e Forumit Rinor në këtë qytet, aty ku energjia rinore ishte burim frymëzimi e vendosmërie për ndryshimin e madh që do ta bëjmë bashkë.
E ardhmja nuk pritet!
Ajo bëhet. Dhe bëhet duke ndryshuar të tashmen me rininë e shkëlqyeshme që ka Kosova!
Kjo rini kosovare meriton perspektivë, meriton mundësi; meriton vende pune, jetë të mirë e të ardhme të dinjitetshme në Kosovë - në atdheun e tyre e në shtetin që do ta bëjnë! Këtë do t’ua ofrojmë!
Lidhja jonë është e fuqishme dhe është e pandalshme. Koha jonë ka ardhur, e me të dhe vet ndryshimi!