Abdixhiku Kurtit: Dialogo me komunat e mësimdhënësit, s’ka luftë me ta, ata janë shteti - NACIONALE

Abdixhiku Kurtit: Dialogo me komunat e mësimdhënësit, s’ka luftë me ta, ata janë shteti

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në raport me sindikatat, duke thënë se komunikimi në distancë me mësimdhënësit tanë në këtë krizë është veçse ofendim.

Abdixhiku ka thënë se komunat e mësimdhënësit janë vet shteti. Ai ka thënë se pushteti duhet të bisedojë me mësimdhënësit pa arrogancë e pa hezitim.

Sa i përket Pakos për përballje me inflacionin, Abdixhiku ka thënë se është veç improvizim.

“Sot, Kurti dështoi të kapërcejë veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme