Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri që nuk propagandon
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet e tij me qytetarët e Kosovës.
Këtë të shtune Abdixhiku është ndalur në Pejë ku ka takuar qytetarët e këtij qyteti të cilëve ju ka thënë se Kosova ka nevojë për një Qeveri që nuk ankohet, nuk propagandon dhe nuk arsyetohet.
“Kosova ka nevojë për Qeveri që nuk ankohet, nuk propagandon, nuk arsyetohet - por një që ndryshon njëmendtë vendin dhe jetën e familjeve kosovare. LDK do të jetë jo vetëm zë i njerëzve të lënë pas sot në Kosovë, por dhe adresë e ndryshimeve të domosdoshme në vend”, ka shkruar Abdixhiku pas takimit me qytetarët e Pejës.
Ai tutje ka shkruar se gjatë javëve të shkruara ka takuar qytetarë në çdo anë të Kosovës, ku njëjtë do të vazhdojë edhe në javët e muajt në vijmë.
