Abdixhiku: Kjo qeveri ka braktisur qytetarët, prandaj njerëzit po ikin nga Kosova - NACIONALE

Abdixhiku: Kjo qeveri ka braktisur qytetarët, prandaj njerëzit po ikin nga Kosova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se Qeveria Kurti është dorëzuar. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ai ka thënë se kjo qeveria ka braktisur qytetarët, prandaj qytetarët po ikin nga Kosova.

“Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës; prandaj njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vet. E ne kemi nevojë për një qeveri që përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të vet nuk e sheh si dorëzim, por si mirëkuptim i një fatkeqësie ekonomike”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka kërkuar nga anëtaret e këshillit që programin e LDK-së ta shpërfaqin sa më shumë.

“Ne kemi një plan. Kemi një program të detajuar në 22 fusha. Mbi 5 miliardë euro investime në çdo sferë të jetës publike. Prandaj këtë plan duhet ta shpërfaqim sa më shumë. Të kapërcejmë nga kurthi i së shkuarës, në diskutime për atë që ka rëndësi- për vet të ardhmen. Këtë diskutim, këtë komunikim, sot në Kosovë s’ka kush tjetër ta bëjë. Këtë komunikim, këtë diskutim, duhet ta bëjmë vetëm ne”, është shprehur Abdixhiku.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja duhet të shndërrohet sërish në emërtim që përqafon vlerat më të mira të popullit të Kosovës.

“Këtë kohë duhet ta shfrytëzojmë. Jo me arrogancë, jo me urrejtje, por me përafrim ndaj secilit. Edhe ndaj atyre që nuk mendojnë si ne. Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të shndërrohet sërish në një emërtim që përqafon vlerat më të mira të popullit të Kosovës, që i përafron njerëzit më të zot të vendit, e që rrugëton me plot siguri drejt udhëtimit tonë origjinal euroatlantik”, ka deklaruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme