"Le të jemi pjesë e kësaj beteje për jetë", Abdixhiku i bashkohet fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama i janë bashkuar fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure”, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytet.
Krasniqi ka thënë se çdo e treta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit sot, dhe se identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj.
Ai tutje ka thënë se drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku ka thënë se Prishtina ofron tre aparate mamografike, shërbime falas dhe pa rend pritjeje dhe subvencionimin e të gjitha grave të prekura.
Postimi i plotë:
Albina dhe unë bashkë me Përparimin e Kristalen këtë pasdite iu bashkuam fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit.
Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit; derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj.
Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, një ndër njerëzit më aktiv në ekipën e Kryeqytetit, shpalosi dhe angazhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë drejtim. Prishtina sot ofron:
Tre aparate mamografike;
Shërbime falas dhe pa rend pritjeje;
Subvencionim i të gjitha grave të prekura.
Ndihmoni në vetëdijësimin shoqëror.
Le të jemi pjesë e kësaj beteje për jetë.
