Abdixhiku i shqetësuar: Kosova është bërë peng i çmendurisë populliste
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar rrjedhat politike në Kosovë dhe Shqipëri.
Sipas Abdixhikut, Kosova është bërë peng i çmendurisë populliste. Në shkrimin e tij, Abdixhiku ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili foli me shqetësim për raportet e prekura në mes Kosovës dhe Amerikës.
“Por Kosova, shteti ynë është bërë peng i çmendurisë populliste. I duartrokisin përplasjes. E nxisin delirin. Mburren me gjithë terrin politik që na shoqëron tash e tre vjet.” – shkroi ai.