Abdixhiku i pakënaqur me disa zhvillime në Kuvendin e LDK-së: Po punoj me një trup hetimore të brendshme - NACIONALE

Abdixhiku i pakënaqur me disa zhvillime në Kuvendin e LDK-së: Po punoj me një trup hetimore të brendshme

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duket se i ka mbetur hatri qw një numër të madh të delegatëve të LDK-së që nuk ia kanë dhënë besimin në Kuvendin e kwsaj partie që është mbajtur më 31 janar.

Ai ka shprehur dyshime të mëdha se ata delegatë që nuk e votuan janë ndikuar nga jashtë.

Në një intervistë në “Debat Plus”, ai ka paralajmëruar hetim për këtë çështje.

“Jam i pakënaqur me interferimet e grupeve të interesit në Kuvendin e LDK-së. Duket se ka pas një përmas të mëdhe të njerëzve jashtë sallës. Do merremi me këtë. Po punoj me një trup hetimore të brendshme që do të merret me gjithë njerëzit e paautorizuar që kanë qenë në kuvendin e LDK-së”, ka thënë ai, duke treguar se me cka do të merret kjo trup hetimore.

“Në qoftë së ka pas influenca të grupeve të paautorizuara, në qoftë se ka pas biznese në dhomat lartë me mjete për të ndikuar në vullnetin e lirë të anëtarësisë. Do të përgjigjen të gjithë”, është shprehur Abdixhiku.

Lajme të ngjashme