Abdixhiku i ashpër me Aliun: Republika është në duar të mohuesve, këta kanë atdhe të dytë - NACIONALE

Abdixhiku i ashpër me Aliun: Republika është në duar të mohuesve, këta kanë atdhe të dytë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dënuar deklaratën e ministrit Liburn Aliu, i cili ka thënë se Republika e Kosovës është projekt i përkohshëm.

Ai ka bërë me dije se Kosova sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se betimi i Qeverisë mbi Republikë është farsë.

“Ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit? Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë. Prandaj betimi mbi Republikë është farsë. Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri. Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje. Këta kanë atdhe të dytë.Ne kemi vetëm Kosovën.”, ka shkruar ai.

I pari i LDK-së ka thënë se partia që e udhëheq beson në Republikën e Kosovës.

“LDK-ja si formacion i vetëm pavarësist, beson në Republikë. Fëmijët tanë meritojnë të besojnë në Republikë! Në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jenë të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik! Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë. Sepse Kosova është e përhershme”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme