Abdixhiku hedh dyshime: Tregtia me energji në Kosovë është mafioze - NACIONALE

Abdixhiku hedh dyshime: Tregtia me energji në Kosovë është mafioze

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ku ka folur për shumë tema.

Në lidhje me faturat e rrymës, një temë shumë e komentuar në vend dy ditët e fundit, Abdixhiku ka theksuar se janë shumë të fryera.

Gjatë emisionit, Abdixhiku deklaroi prapa kësaj tregtie energjetike qëndron një akuzë e rëndë që sot ekziston në Kosovë, e një njeriu ambasador që është i përfshirë në transaksion energjetik.

“Kur e rritë prej 1 euro në 2 euro, është rritje 100 për qind. Sa i përket energjisë elektrike ne sot kemi bërë krahasime, në çmimet sa kanë qenë në Qeveri dhe tash. Sot një vit çmimi i energjisë elektrike në tregun botëror ka qenë diku 300 euro, sonte është 20 euro”, tha Abdixhiku.

“Prapa kësaj tregtie energjetike qëndron një akuzë e rëndë që sot ekziston në Kosovë, e një njeriu ambasador që është i përfshirë në transaksion energjetik, që si ambasador ka bërë ndërmjetësime sa i përket shit-blerjes së energjisë elektrike, pa pasur asnjë punë në atë drejtim”, tha ai.

Abdixhiku tutje shtoi se “ky ambasador që ka bërë kësi ndërmjetësime ka tërhequr 1.4 milion euro midis Prishtinës dhe është mbrojtur. Është mafi e madhe energjetike më besoni”.

Lajme të ngjashme