Abdixhiku e pret në takim ambasadorin francez, flasin edhe për situatën në veri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me ambasadorin francez në Kosovë, Oliver Guerot.
LDK përmes një komunikate për media, ka thënë se në takim u diskutua për situatën aktuale në vend, veçanërisht në veri. Po ashtu, është folur edhe rreth procesit të dialogut.
“Gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.
Tutje, LDK ka bërë të ditur se Abdixhiku shprehu shqetësimin e kësaj partie për situatën në veri.
“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot edhe njëherë me shqetësimin e LDK-së për situatën e krijuar në veri të vendit si dhe ritheksoi qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët tanë”, thuhet mes tjerash.
Në fund, LDK ka njoftuar se Abdixhiku e njoftoi ambasadorin france për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha proceset e saj.