Abdixhiku e nis javën me vizitë te kompozitori Rafet Rudi: Aset i pazëvendësueshëm kulturor - NACIONALE

Abdixhiku e nis javën me vizitë te kompozitori Rafet Rudi: Aset i pazëvendësueshëm kulturor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se e ka vizituar kompozitorin Rafet Rudi.

Rudin e ka quajtur asset të pazëvendësueshëm kulturor.

Postimi:

Ditën, e besa dhe javën, e nisa me një vizitë te mjeshtri i madh Rafet Rudi. Kompozitori i madh e dirigjenti ikonik Rudi - si dhe zonja Drita, mësimdhënëse e muzikës dhe drejtuese e korit të fëmijëve - na shoqëruan mua e Sibelin nëpër kujtimet epokale të ndërtimit të artit, muzikës e vet kulturës në Kosovë.

Veprimtaria e Rafetit si kompozitor i dhjetëra veprave orkestrale; si dirigjent i korit të Filharmonisë së Kosovës; si publicist i mbi 400 shkrimeve në fushën e filozofisë muzikore; apo si udhëheqës i iniciativave të rëndësishme në kulturë është aset i pazëvendësueshëm shoqëror. E në krah me të, Drita fisnike, themeluesja e korrit të fëmijëve Xixëllonjat me të cilët organizoi 1500 koncerte brenda dhe jashtë vendit, mësimdhënëse me kontribut shumëvjeçar dhe autore e librave shkollor për edukimin e fëmijëve.

Mjeshtri Rudi, na foli në veçanti për nevojën e projekteve madhore në vend, në drejtim të definimit infrastrukturor të kulturës; siç na foli për kuadrot e reja e zhvillimet botërore në muzikën klasike.

Fliste me aq shumë pasion, kishte aq shumë qartësi. Ishte enciklopedi e gjallë!

Qëndrimi mes ikonave është gjithmonë privilegj. Këtë herë ishte mësim.

Ju faleminderit për pritjen mjeshtër e zonja Drita!

Lajme të ngjashme