Abdixhiku e informon ambasadorin e Suedisë për idenë e krijimit të një Qeverie të Tranzicionit - NACIONALE

Abdixhiku e informon ambasadorin e Suedisë për idenë e krijimit të një Qeverie të Tranzicionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në selinë qendrore të partisë ambasadorin suedez në Kosovë, Jonas Westerlund. Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit politike dhe situatës së ndërlikuar institucionale që po kalon vendi, bëri të ditur LDK përmes një komunikate.

Abdixhiku thuhet se paraqiti qëndrimin e LDK-së përballë krizës aktuale dhe e njoftoi ambasadorin me idenë e formimit të një Qeverie të Tranzicionit Kombëtar.

Sipas tij, kjo iniciativë synon të ofrojë një rrugëdalje të përgjegjshme dhe të përkohshme për të kapërcyer bllokimin institucional dhe për t’iu dhënë qytetarëve një qeverisje që i përgjigjet nevojave të tyre të përditshme.

Lajme të ngjashme