Abdixhiku: Dorëheqjen time ia ofroj Kuvendit të LDK-së – nuk po i iki përgjegjësisë - NACIONALE

Abdixhiku: Dorëheqjen time ia ofroj Kuvendit të LDK-së – nuk po i iki përgjegjësisë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka dalë me një reagim pas takimit konsultativ që zhvilloi sot me nënkryetarët e partisë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka rikonfirmuar qëndrimin e tij, duke bërë të ditur se do t'ia ofrojë dorëheqjen e tij organit më të lartë të partisë, Kuvendit të LDK-së.

Abdixhiku e cilësoi këtë veprim si një obligim moral dhe politik, duke theksuar se nuk po kërkon të ikë nga përgjegjësia, por të përballet me të para anëtarësisë.

“Siç kam deklaruar në konferencën për shtyp natën e zgjedhjeve, e kam për obligim moral, njerëzor dhe politik t’ia ofroj dorëheqjen time anëtarësisë së LDK-së, përkatësisht Kuvendit tonë. Nuk e bëj këtë për të ikur nga përgjegjësia, por për t’u përballur me të. Sepse përgjegjësia nuk bartet me justifikime, por me guxim për t’u vënë përpara gjykimit të njerëzve të tu.

Kuvendi, si organi më i lartë i partisë, le të vendosë me dinjitet demokratik jo vetëm për fatin e kryetarit dhe timin personal, por edhe për rrugëtimin e ardhshëm të LDK-së.” – shkroi ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme