Abdixhiku: Do të ndërtojmë unazën e kryeqytetit prej 250 milionë eurove - NACIONALE

Abdixhiku: Do të ndërtojmë unazën e kryeqytetit prej 250 milionë eurove

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se në qeverisjen e tij do të këtë projekte të mëdha infrastrukturore.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një video, ku tregon se do të ndërtojmë unazën e kryeqytetit prej 250 milionë eurove.

Ai ka përmendur edhe disa projekte tjera.

“Ne kemi një plan, që brenda 3 viteve të përfundojmë të gjitha rrugët, magjistralet e autostradat, e nisura nëpër dekada në Kosovë. Fjalën e kam për autostradën Prishtinë-Gjilan, për autostradën e Pejës, për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë, e Dollc-Gjakovë. Po ashtu, në planin tonë kemi edhe ndërtimin e unazës së kryeqytetit, një projekt i madh prej 250 milionë eurove, që do ta transformojë rrënjësisht jo vetëm qarkullimin brenda në qytet, por dhe lidhjen e Prishtinës me secilin qytet tjetër të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme