Abdixhiku: Alush Gashi për mua ushte mentor, ishte këshilltar - NACIONALE

Abdixhiku: Alush Gashi për mua ushte mentor, ishte këshilltar

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Aadixhiku, është shprehur i mërzitur me vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi.

Ai ka bërë me dije se ai ishte një mik i madh i tij.

Në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se Gashi ishte edhe një këshilltar dhe mentor i tij.

“Më iku një mik i madh. Një mik i vërtetë. Alush Gashi, bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, njeri i urtë e i mençur i politikës sonë, sot na la. Për mua ishte shumë më shumë se kaq. Ishte mentor. Ishte këshilltar. Ishte një prej njerëzve më të afërt që pata në këtë rrugëtim. Në këtë rrugëtim timin, rrallë kam takuar njerëz me aq maturi e aq mirësi. Në momentet më të vështira, tek ai gjeja gjithmonë qetësi. Një mendim të peshuar. Një fjalë që të kthjellonte. Një përkujdesje të heshtur, pa zhurmë, pa kërkuar asgjë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme