Abdixhiku: Albin Kurti nuk e kupton ekonominë, por e kupton propagandën - NACIONALE

Abdixhiku: Albin Kurti nuk e kupton ekonominë, por e kupton propagandën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas një shkrimi të kryeministrit Kurti ditën e djeshme ku shkroi për “Progresin ekonomik të Kosovës”.

Abdixhiku thotë se Kurti nuk e kupton ekonominë por propagandën.

Fatkeqësisht, propaganda nuk e bën ekonominë, por ai angazhohet vetëm për këtë të parën”, shkroi Abdixhiku përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Kreu i LDK-së thotë në këtë kohë qeverisje të Kurtit janë shënuar disa rekorde negative në ekonomi teksa ka renditur disa prej tyre:

- Që nga dita e parë e tij e punës e deri më sot, çmimet janë rritur për 20%. Ky numër është rekord. I paparë ndonjëherë. Për krahasim, në Shqipëri inflacioni është vetëm 8%. Produktet bazike si buka, mielli, qumështi, vaji, vezët, rryma e derivatet janë sot dy-tre fish më shtrenjtë se sa që ishin dy vite më parë. Por ai këtë rritje të çmimeve nuk e sheh. Inflacionin, madje, e interpreton si sukses; thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve për 20% e janë rritur të hyrat e buxhetit për 20%. Nuk është rritur as qarkullimi e as të hyrat - në terma real - janë rritur vetëm çmimet. Dhe atë për 20%.

- Preferon të përmendë rritjen e eksportit për 300 milionë, por qëllimisht nuk përmend rritjen e importit për 2 miliardë e 300 milionë. Po pra; 2 miliardë e 300 milionë euro më shumë importe për një vit e gjysmë të tij. Më 14 shkurt të vitit 2021, deficiti tregtar në vend - pra diferenca mes importeve e eksporteve - ishte 3 miliardë euro. Në fund të këtij viti kjo diferencë pritet të arrijë frikshëm në plot 5 miliardë; rekord i paparë ndonjëherë. Pra për 20 vjet, në gjithë mbrapshtësinë ekonomike, Kosova ka patur diferencë prej 3 miliardëve eurove mes importeve dhe eksporteve në vend. Dy vite me të, ky hendek është thelluar për plot 2 miliardë shtesë. Aq shumë ka katandisur me mosveprim bazën prodhuese në vend, sa që gjenerata të tëra do të bartin këtë pasojë.

- Flet për rritje ekonomike në vend, por sipas Bankës Botërore, Kosova - përjashto pandeminë - do të shënojë sivjet rritjen më të ulët ekonomike në 10 vjet. Me vetëm 3.1% rritje, për herë të parë në një dekadë, vendi ynë do të ketë rritje nën mesataren e asaj në Ballkan. Kaq është zhvillimi i tij sivjet.

- Investimet kapitale në vend, ato që shtyjnë vërtetë ekonominë, janë në realizimin më të ulët historik. Edhe gjatë kohës së pandemisë e mbylljes totale në vend, Kosova kishte realizm më të lartë se që ka sot. Mendojeni pak këtë; të punosh më pak se në pamdemi. Me vetëm 9% punë të kryera nëpër ministri, ai ka bllokuar ekonominë. Sot mbanë 700 milion euro në bankë, pa e kuptuar se me inflacion prej 20% i ka zhvlerësuar mbi 140 milionë euro prej tyre.

Lajme të ngjashme