Abbott: Nuk është në gjyq UÇK-ja, Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së NATO-s - NACIONALE

Abbott: Nuk është në gjyq UÇK-ja, Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së NATO-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott, ka shkruar në Tëitter në lidhje me gjykimin i cili ka filluar sot ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas Abbott, nuk është duke u gjykuar UÇK-ja e as Kosova dhe kjo nuk duhet të ndodhë.

Tutje Ambasadori ka riktheksuar se Britania e Madhe qëndron pranë ndëryhrjes së NATO-s në Kosovë, në mënyrë që populli i Kosovës të jetojë i lirë nga represioni.

E plotë:

“As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen. Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj, si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni”

Lajme të ngjashme