Abazoviq për zgjedhjet: Shqiptarët e Malit të Zi nuk kanë qenë kurrë më të përfaqësuar se sot
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur për zgjedhjet parlamentare që po mbahen atje, duke thënë se atmosfera është më e relaksuar se zgjedhjet e kaluara.
Abazoviq ka thënë se në këto zgjedhje nuk ka tensione dhe se ato do të prodhojnë zgjidhje të mirë.
Ai ka thënë se "shqiptarët e Malit të Zi nuk kanë qenë kurrë më të përfaqësuar se sot"
“Jam i bindur se koalicioni jonë do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhme. Sa i takon komunitetit shqiptar ai kurrë s’ka qenë më mirë në Mal të Zi, kurrë s’ka pasur përfaqësim më të madh as në qeveri, as në institucione të ndryshme, kurrë nuk ka qenë vëmendja sa i takon trevave ku jetojnë shqiptarët dhe pakicat, si në Ulqin ashtu edhe në vende të tjera, në Tuz apo veri ku duhet të punojmë më shumë, shpresoj se dhe ata do të sjellin një rezultat të mirë,” – u shpreh Abazoviq, shkruan Euronews.al
