Abazoviq merr pjesë në aksionin ku u sekuestruan 3 milionë euro cigare të kontrabanduara
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka marrë pjesë në aksionin e policisë ku janë konfiskuar mallra që janë futur në mënyrë ilegale.
Abazoviq ka njoftuar për aksionin në profilin e tij në Facebook duke thënë se i po i japin fund krimit të organizuar dhe kontrabandës.
“Sekuestrohen cigare të paligjshme me vlerë 3 000 000 00 €. Gjatë qeverisë që unë drejtoj kemi një rritje prej 70% të të ardhurave nga cigaret legaleNë 4 muaj të mbledhur mbi 15.000.000,00 €. I dhamë fund krimit të organizuar dhe kontrabandës së produkteve të duhanit”, ka shkruar ai.