Abazoviq i përshkruan në detaje raportet me Kurtin, Ramën dhe Vuçiqin - NACIONALE

Abazoviq i përshkruan në detaje raportet me Kurtin, Ramën dhe Vuçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur për raportet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, atë të Shqipërisë, Edi Ramën, dhe presidentin serb.

Abazoviq ka thënë se Kurtin e çmon shumë, pavarësisht që nuk pajtohen rreth Ballkanit të Hapur.

“E vërtetë unë mendoj se ne shkojmë mirë, ndoshta disa pyetje i shohim ndryshe, ndoshta atë të Ballkanit të Hapur e shohim ndryshe, por ajo nuk është gjë restrektive prej anës time, si unë për të pasur një mendim më të lartë apo të ulët për një person. Unë e çmoj shumë Albin Kurtin dhe e ka treguar se është parimor në çdo aspekt ashtu siç jam edhe vet krenar që e ka prejardhjen prej Ulqini. I uroj çdo sukses në udhëheqjen e tij në Kosovë”, deklaron Abazoviq në TV Opinion të Shqipërisë.

Raportet me Edi Ramën, tha se i ka vëllazërore.

“Marrëdhëniet me Ramën janë shumë miqësore, vëllazërore, janë raporte specifike, personalisht kam qejf personat që mund të flasin për tema shumë serioze, por kur vjen momenti kanë qejf të bëjnë pak humor relaksojnë situatën. Mua këta persona shumë më konvenojnë, mendoj se edhe vetë jam ashtu”, shprehet ai.

Dritan Abazoviq foli edhe për raportet që ka me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Shumë të mira, raportet e mija me Vuçiç janë shumë të mira, janë kolegiale, të gjitha ato që fliten se Vuçiç se ka patur dorë në grushtin e shtetit ose involvimin e qeverisë të re apo diçka tjetër për mua nuk janë reale. Ai është president në shtetin e vet, ne kemi shtetin tonë sovran, i cili ka politikën e vet. Atë çfarë unë mundohem të bëj edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama edhe me atë të Kosovës, edhe me të Kroacisë, Plenkoviç, edhe me kryeministrin e Bosnjes, edhe me Kovaçevskin, i cili është jashtëzakonisht bashkëpunues. Është për të pasur një marrëdhënie e cila është jo vetëm politike, por edhe personale, njerëzore sepse është një komponent shumë i rëndësishëm në Ballkan”, ka thënë Abazoviq.

Lajme të ngjashme