Abazi thotë se vazhdimisht është injoruar nga Qeveria Kurti
Deputeti i LV-së, Haki Abazi, është ankuar në Qeverinë e Kosovës.
Në konferencën e sotme për media, ai ka thënë se ekzekutivi vazhdimisht ka injoruar gatishmërinë e tij për ta ndihmuar.
“Edhe për ShBA-në, siç e keni parë në vizitën dyjavore të kryeministrit në ShBA-të, por edhe në raportet me BE-në, të dyja ofertat janë refuzuar në vazhdimësi, bile ka pas raste që zëvendëskryeministri pa më njoftuar si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme ka zgjedhur anëtarë të tjerë të komisionit për të marrë pjesë në takime të rëndësishme”, ka thënë Abazi.
Me tej, ai ka treguar se është refuzuar edhe gatishmëria e tij për ta bërë një strategji për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.
“Unë po ashtu kam propozuar kryeministrit Kurti që ta përgatitja strategjinë për vizitën e tij në ShBA-të edhe kjo ofertë ishte refuzuar në atë kohë, jam i bindur se po të jetësohej ajo strategji sot do të kishim një rezultat krejt tjetër prej asaj që po shohim në Twitter dhe raportet publike me ShBA-të”, ka thënë Abazi.