Abazi kritikon shëndetësinë: S`ka shiringa në Pediatri, antibiotikët jepen si bonbona - NACIONALE

Abazi kritikon shëndetësinë: S`ka shiringa në Pediatri, antibiotikët jepen si bonbona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka drejtuar kritikat të ashpra ndaj Qeverisë për sektorin e shëndetësisë.

Në fjalën e tij para deputetëve, në seancën ku o diskutohet për gjendjen në shëndetësi, ai ka përmendur klinikat që përballen me mungesë elementare të gjerave.

Nuk mbrohet fakti që në Pediatri nuk ka shiringa, fëmija 6 muajsh me kancer duhet të presë që prindi të dalë t’i blejë shiringat, nuk është qasje strategjike kjo”, ka thënë Abazi.

Më tej, ai ka përmendur edhe problemin e antibiotikeve.

Abazi ka bërë me dije në Kosovë antibotiket jepen si bonbona.

Sipas tij, kjo nuk ndodh askund në Evropë.

Antibiotikët në Kosovë jepen si bonbona, pa asnjë recetë të vetme të mjekut. Kush ka dështuar këtu, qytetari që është në hall, jo ka dështuar sistemi. Asnjë farmaci nuk do duhej të shes barëra pa recetë të mjekut. Dhe nëse e bën një gjë të tillë si bën faturë dënimi 100 euro, por ia mbyll përgjithmonë”, është shprehur Abazi.

Ai ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të mos e merr gjithë barrën e këtij sektori.

Sipas tij, Qeveria Kurti deri me tani nuk e ka realizuar asnjë premtim për këtë sektor.

Tri vjet qeverisje gati katër të qeverisjes Kurti dhe janë 10 vite të ekzistencës së VV-së për analizat e dëmshme dhe mangësive që ka ky sektor. Premtimet që janë bërë, fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk po realizohet, mos e merr krejt barrën mbi vete sepse nuk ka plan për preventivë, sepse po vazhdohet të digjet qymyri e mbeturinat, po vazhdon të dëmtohet shëndeti publik”, ka thënë Abazi.

Lajme të ngjashme